Flash News

E-TJERA

Engjëll Agaçi në SPAK, në mars u padit nga PD për inceneratorët

Engjëll Agaçi në SPAK, në mars u padit nga PD për
Ëngjëll Agaçi

Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Engjëll Agaçi është paraqitur sot në SPAK.

Teksa është parë duke dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, Agaçi ka refuzuar të komentojë për mediat, i pyetur se për cfarë kishte dëshmuar. 

Ndonëse ende nuk dihen ende arsyet e paraqitjes së tij nga SPA, disa muaj më parë, në mars të këtij viti PD e paditi atë në SPAK në lidhje me aferën e inceneratorëve, emri i të cilit është lakuar vazhdimisht si i përfshirë në këtë aferë.

PD e denoncoi  atë në SPAK për shkak të shkeljeve ligjore që sipas selisë blu ai  i ka kryer me vetëdije të plotë.  

Deklarata e plotë e PD:

PD ka vite që denoncon aferën e inceneratorëve. Por me anë të komisionit hetimor të inceneratorëve ne arritëm që t’i provonim shqiptarëve që Edi Rama ka vjedhur shqiptarëve 430 mln euro. Sot do t’ju sqaroj provat që PD ka paraqitur në një padi penale që do të paraqitet sot në SPAK në lidhje me rolin, funksionin e z.Engjëll Agaçi në koncesionin e Elbasanit, në shkeljet ligjore që janë me vetëdije të plotë në rolin e tij si sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave.

Në momentin që Engjëll Agaçi vihet në dijeni, është një shkresë e e cila vjen nga Agjencia e Prokurimeve Publike ishte vënë në lëvizje nga një shkresë e dërguar nga ish ministri Lefter Koka në datën 11.11.2014. Në këtë shkresë Koka i kërkonte mendim APP-së në lidhje me atë që kishte zgjedhur për procedurën për koncensinin, për partneritetin publik privat, për Elbasanin. Një procedurë me negocim pa shpallje, i kërkonte mendim sipas rregullit. APP-ja po vononte për përgjigje dhe ish ministri Koka i dërgon një letër të dytë.

Letrën e dytë e dërgon në datën 17.11.2014 dhe ky institucion i kthen përgjigje me datë 18.11.2014, për dijeni të së ciles është edhe Ëngjëll Agaçi. Dhe nuk është rastësi sepse APP-ja është në varësi të Këshillit të Ministrave dhe sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave e ka në përgjegjësi të institucionit dhe duhet të jetë i informuar për ligjshmërinë e projekt akteve që duhet të kalojnë në Këshillin e Ministrave.


Në përgjigje APP thotë “Ligji nuk njeh asnjë procedure tjetër përveç tre procedurave ligjore që janë; e hapur, e kufizuar dhe procedurë me negocim me shpallje paraprake. Kjo që ju kërkoni (ministri Koka), është një procedure që nuk e njeh ligji, një procedurë jo ligjore”. Dhe Ëngjëll Agaçi ishte në dijeni të plotë të kësaj shkrese.

Të fundit