Flash News

E-TJERA

Erdogan dhe Rama e quajtën njëri-tjetrin 'vëllezër', Milo: Emërtim i vjetër dhe grotesk

Erdogan dhe Rama e quajtën njëri-tjetrin

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka vizituar sot Tiranën, me rastin e përurimit të 522 banesave të ndërtuara në Laç pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019, të financuara nga qeveria turke.

Gjatë fjalimit, presidenti turk dhe kryeministri Rama i janë drejtuar njëri-tjetrit me termin "vëlla". Për historianin dhe ish-ministrin e Jashtëm, Paskal Milo, termi në fjalë jo vetëm që është i vjetëruark, por edhe ngjan si term grotesk.

Milo theksoi ndër të tjera se Shqipëria ka marrëdhënie të ngushta me SHBA-në, por nuk i thonë njëri-tjetrit vëlla.

"Ky emërtim tashmë i vjetër në fjalorin politik dhe marrëdhëniet Shqipëri-Turqi mua më duket grotesk, për të qenë i sinqertë. Ne kemi marrëdhënie më të ngushta me SHBA, por nuk i themi njëri-tjetrit vëlla. Është një zakon që vjen nga tradita osmane. Patjetër që fakti që Shqipëria ka një popullsi të besimit mysliman dhe kjo fjalë përdoret më shumë në këtë besim, kjo mund të lejohet në marrëdhëniet individuale por jo ndërshtetërore. Sepse Shqipëria është vend i 4 komuniteteve fetare", tha Milo.

Të fundit