Flash News

E-TJERA

Çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë: Teuta bind ndaj Kukësit, Vllaznia “trondit” Partizanin

Çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë: Teuta bind ndaj

Këtë të mërkurë janë mbyllur edhe dy ndeshjet e mbetura të raundit të parë të çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë. Teuta fitoi me rezultatin 2-0 ndaj Kukësit në “Niko Dovana”, me dygolëshin që mban firmën e Sherif Kallakut.

Pjesa e parë e kësaj përballjeje u mbyll me barazimin 0-0, ndërsa u desh minuta e 59’ që Kallaku të zhbllokonte sfidën. Më pas në minutën e 72’ ishte po Kallaku ai i cili gjeti rrugën drejt rrjetës, duke vulosur edhe rezultatin e kësaj përballje të parë mes këtyre dy skuadrave.

Ndërsa në “Loro Boriçi” ka nisur festa, me ndeshjen e parë çerekfinale të cilën Vllaznia e fitoi me rezultatin 3-1 ndaj Partizanit. Shkodranët zhbllokuan takimin në minutën e 11’ me Kaina, ndërsa në minutën e 33’ Çoba dyfishoi avantazhin e Vllaznisë. Kryeqytetasit tentuan të reagonin dhe ngushtuan rezultatin në minutën e 44’ më Matondon, duke e mbyll pjesën e parë të takimit me rezultatin 2-1.

Megjithatë në minutën e 52’ Kaina u dhuroi siguri vendasve, pasi vulosi rezultatin e kësaj sfidë, duke shënuar golin e dytë personal dhe të tretin për Vllazninë.

Të fundit