Flash News

E-TJERA

Ergys Aagasi paraqitet në SPAK

Ergys Aagasi paraqitet në SPAK

Biznesmeni Ergys Agasi është paraqitur këtë të martë në SPAK.

Më herët në kuadër të një hetimi të nisur nga Prokuroria e Posaçme, biznesmenit më 19 qershor iu kontrollua banesa si dhe iu sekustrua telefoni celular.

Agasi konfirmoi për mediat kontrollet e ushtruar duke shpjeguar se Gjykata e Posaçme i kishte miratuar pas dyshimeve bazuar në indicie të arsyeshme që prokuroria kishte ngritur për implikimin e tij në kontrabandën e cigareve, lidhur me fabrikën e zbuluar në Librazhd.

“Në mëngjes më kanë ardhur agjentët dhe më është bërë me dije se ishin miratuar kontrolle në bizneset e mia, për shkak të një hetimi që lidhej me kontrabandën e cigareve. Kam qenë i gatshëm të bashkëpunoj pa asnjë hezitim.” – tha Agasi.

Të fundit