Flash News

E-TJERA

Erion Alibej dëshmon për autoritetet belge mbi vrasjen e Arjan Spahiut

Erion Alibej dëshmon për autoritetet belge mbi vrasjen e Arjan Spahiut

Bashkëpunëtori i drejtësisë, Erion Alibej, ka dhënë këtë të hënë një dëshmi të gjatë përpara autoriteteve belge, lidhur me vrasjen e Arjan Spahiut, ngjarje e ndodhur në vitin 2020 në lagjen Molenbek të Belgjikës.

Dëshmia është marrë përmes një lidhjeje online, nga ambientet e GJKKO-së, ku Alibej është marrë në pyetje për rreth katër orë, në kuadër të procesit penal që po zhvillohet në Belgjikë. Seanca është zhvilluar në prani të prokurorit të SPAK, Altin Dumani, si dhe gjyqtarit Erjon Bani, sipas procedurave ligjore.

Arjan Spahiu, i njohur si “Arjani i Vogël”, ishte i afërm i Alibejt dhe sipas hetimeve konsiderohej financier i grupit të tij. Ai dyshohet se po kryente verifikime dhe kërkime për llogari të Erion Alibej lidhur me autorët e masakrës së Bradasheshit, ku në dhjetor të vitit 2018 u vranë Endrit Alibej dhe dy persona të tjerë.

Për vrasjen e Spahiut, autoritetet belge kanë vënë nën akuzë Franc Çopjan dhe disa persona të tjerë, ndërsa hetimet vijojnë.

Të fundit