Flash News

E-TJERA

Erion Braçe përdor "Tokyo-n" për të dhënë mesazh për burrat dhe gratë në politikë, shqiptarët e mallkojnë që bëri "spoiler"

Erion Braçe përdor "Tokyo-n" për të

*Kujdes: Ky shkrim përmban "spoiler" për ata që nuk e kanë parë sezonin e pestë të "La Casa de Papel", ndaj nëse nuk e keni parë, ju sugjerojmë të mos vazhdoni më tej me leximin e artikullit.

Të premten, është publikuar në "Netflix" pjesa e parë e sezonit të pestë dhe final të "La Casa de Papel" - një prej serialeve fenomen të viteve të fundit - që ka rrëmbyer zemrën e jo vetëm audiencës spanjolle, por të gjithë botës.

Në Shqipëri po ashtu (ashtu siç ndodh me gjithçka që kthehet në fenomen) është një serial shumë i dashur për publikun. Një ndër fansat e këtij seriali, duket se është dhe deputeti Erjon Braçe.

Përmes një statusi, Braçe ka ngjallur shumë reagim dhe pakënaqësi tek publiku. Deputeti i Partisë socialiste që në fjalinë e parë bën dy gabime:

  1. Bën "spoil" për ata që nuk e kanë parë ende serialin, duke ua prishur pritshmëritë dhe magjinë e të shijuarit një produksioni të tillë.
  2. Vdekjen të personazhit kryesor - Tokyo-s - e konsideron aq heroike sa e krahason me "vdekjen e burrave". "Vdiq si burrë", "vdiq si burrat".

Pra, nuk mund të vdesësh si grua? Nëse është aq heroike dhe madhështore vdekja, është me patjejtër e njëjtë si e burrave.

*Nuk po futemi të bëjmë krahasime dhe analiza se kush bën më shumë sakrifica se tjetri, por historia e ka provuar se njëjtë si burrat edhe gratë sakrifikojnë. Ashtu si dhe burrat, njëjtë si gratë sakrifikojnë dhe veprojnë.

"NDAJ DUHEN GRATE, TE BEJNE PARA BURRAT!" ­- vazhdon më tej Braçe, duke dashur të komentojë zgjedhjen e kryeministrit Rama për shumicën gra në qeverinë e re që e publikoi disa ditë më parë.

"Sa bukur ia ke qëndisur Bledi Çuçit zoti Braçe. Duhen gratë që të bëjnë përpara burrat si ai, tipik "burri i gruas". Duhet të ishe në krye të Kuvendit zoti Braçe, gjynah që nuk të vlerësuan për punën dhe përkushtimin në PS gjithë këto vite,"- shkruan një nga komentuesit.

Braçe shkroi në statusin e tij:

 TOKIO VDIQ SI BURRE, BURRAT!

NDAJ DUHEN GRATE, TE BEJNE PARA BURRAT!

La Casa de Papel, kete here,

ishte nje kulm i ri dhune;

POR HUMBI SHARMIN ANTISISTEM!

Kater sezonet e shkuara ishin ndryshe,

kishin edhe ide, edhe kauza, edhe tekst, keshtu u krijua sharmi antisistem;

Serite e reja kishin vec krisma e shperthime.

Dheeeee vdekjen e Tokios!

Asnje burre tjeter nuk vdiq, madje njeri u ngjall, Tokio vdiq si burre, burrat!

Ndërkohë, të shumtë janë komentuesit që e kanë mallkuar pse Braçe ka treguar fundin e pjesës së parë të sezonit të pestë, duke bërë koment nga më të ndryshmet të si:

"Vdeksh që spoileron!"

"Te japesh doreheqjen nga zv kryeminister vetem se kane dale serite e reja te La casa de papel vetem ti e ben.."

"Po kush te pyti?"

"Tash ti na spiegove,qa me hi me pa kot!"

"Sa faji jot jo,po i jemi qe te njeku!"

"Edi Rama seriozisht e kishe vene kete si zv.kryeminister?????"

"TOKIO VDIQ SI BURRE, PO TI DO HYSH NË BuRG SI BURRAT?"

"Po na le mo *ar ta shofim ca na bo sikur ke lidh kontrat me netflix"

"Mos bej si grate po thuaja si burrat kto fjale kujt po ja drejton!"

 

Erion Braçe përdor "Tokyo-n" për të

Erion Braçe përdor "Tokyo-n" për të

Erion Braçe përdor "Tokyo-n" për të

Erion Braçe përdor "Tokyo-n" për të

Erion Braçe përdor "Tokyo-n" për tëErion Braçe përdor "Tokyo-n" për tëErion Braçe përdor "Tokyo-n" për të

Erion Braçe përdor "Tokyo-n" për tëErion Braçe përdor "Tokyo-n" për tëErion Braçe përdor "Tokyo-n" për tëErion Braçe përdor "Tokyo-n" për tëErion Braçe përdor "Tokyo-n" për të

Të fundit