Flash News

E-TJERA

Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme.

Nuk dihet ende arsyeja e paraqitjes së Veliajt në SPAK. Veliaj kishte deklaruar të shtunën se do të paraqitej vetë në SPAK.

Kujtojmë se me urdhër të SPAK, në kuadër të hetimeve për dosjen "5D", disa javë më parë u arrestuan Mariglen Qato, ish-drejtor i Shërbimeve Mbështetëse pranë UKT-së Tiranë, Redi Molla, ish-drejtor i Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë, si dhe Taulant Tusha.

Ky i fundit ndodhet pas hekurave për aferën në inceneratorin e Tiranës.

GJKKO-ja ka dhënë masën "detyrim paraqitje" për Eglantina Zeren, ish-drejtoreshë e "Tirana Parking", sot drejtoreshë e Gjelbrimit në Tiranë. Masën "detyrim paraqitje" GJKKO dha edhe për Enton Punavijën, Drejtor aktual i Trafikut dhe Transportit në kryeqytet, si dhe Debora Keçin, Drejtoreshë e "Klubit të Sportit Tirana", Julian Zanaj, funksionar pranë Prokurimeve Publike dhe Albano Janku, inxhinier pranë kompanisë dhe për biznesmenin Nestor Muhamellari.

Të fundit