Flash News

E-TJERA

Ermal Hasimja heq dorë nga kandidimi për Tiranën: Do të vazhdoj të bëj punën si arsimtar

Ermal Hasimja heq dorë nga kandidimi për Tiranën: Do të

Ermal Hasimja ka hequr dorë nga kandidimi për postin e kryebashkiakut të Tiranës.

Në një reagim, Hasimja shkruan se do t'i rikthehet jetës së tij të mëparshme, duke i uruar suksese kandidatit të pavarur, Florian Binaj.

Hasimja shton do të vazhdojë të bëjë punën e tij si arsimtar me brezat e rinj dhe i uroi suksese Florian Binajt.

REAGIMI:

Para pak ditësh paraqita dëshirën për të qenë kandidati i një opozite të bashkuar për Tiranën tonë. Procesi u mbyll. I uroj suksese Florian Binajt dhe e mbështes plotësisht për të mirën e qytetit tonë dhe kryeqytetit të vendit.

Nesër i kthehem jetës sime të mëparshme. Do të vazhdoj të bëj punën time si arsimtar me brezat e rinj, në studio televizive e media të tjera dhe nëse një ditë krijohen kushtet e duhura edhe në angazhime politike që përputhen me parimet në të cilat besoj.

Nxitja dhe inkurajimi i papritur e befasues që mora nga qindra të njohur e të panjohur më tregon se ashtu si dhe unë shpresa pret ditën e saj për t’u rishfaqur.

Të fundit