Flash News

E-TJERA

Çështja “Babale”, shtyhet sërish seanca në Apel për Salianjin

Çështja “Babale”, shtyhet sërish seanca në

Është shtyrë edhe sot seanca gjyqësore për çështjen “Babale”. I pranishëm në seancë do të ishte edhe deputeti demokrat Ervin Salianji.

Gjykata e Apelit njofton se ka qenë kërkesa e avokatëve të të pandehurve për shtyrjen e seancës, për arsye se një nga anëtarët e trupit gjykues nuk do të jetë i pranishëm.

Pritet komunikimi i datës dhe orës për seancës e radhës.

“Sot është planifikuar seanca gjyqësore e çështjes penale ndaj të pandehurve Ervin Salianji, etj.

Ju komunikojmë se mbrojtësit e të pandehurve kanë depozituar sërish kërkesa për shtyrjen e seancës.

Po ashtu, për arsye objektive një nga anëtarët e trupit gjykues nuk do të jetë i pranishëm. Në kushtet e mësiperme, seanca gjyqësore nuk do të mund të zhvillohet. Dita dhe ora e seancës së ardhshme do të komunikohet sapo të caktohet”, njofton Apeli.

Të fundit