Flash News

E-TJERA

Çështja 'Balluku', SPAK kundërshton ankimimin e Ramës: Qeveria s'është palë e drejtpërdrejtë

Çështja 'Balluku', SPAK kundërshton ankimimin e

Në seancën e Gjykatës Kushtetuese ku po shqyrtohet ankimimi i Kryeministrit Edi Rama ndaj masës së ndalimit për zv/kryeministren dhe ministren Belinda Balluku, Strukturat e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) kanë depozituar qëndrimin e tyre zyrtar.

SPAK thekson se Kryeministria nuk ka legjitimitet për të kërkuar ndërhyrjen e Gjykatës Kushtetuese, pasi nuk është subjekt i drejtpërdrejtë dhe nuk ka provuar ekzistencën e një interesi personal dhe aktual, me pasoja të pariparueshme.

“Pretendimet e kërkuesit bazohen në interpretime të ligjit, pa u provuar ekzistenca e një raporti juridik të cenuar me pasoja konkrete”, thuhet në qëndrimin e SPAK. Sipas saj, nuk konstatohet konflikt kompetencash mes pushteteve dhe nuk ka një çështje kushtetuese reale që të justifikojë ndërhyrjen e Gjykatës.

Prokuroria thekson gjithashtu se masat e sigurimit nuk bllokojnë funksionimin institucional të Këshillit të Ministrave dhe se ndjekja penale ndaj një ministri është kompetencë ekskluzive e SPAK dhe GJKKO-së, e cila nuk mund të cenohet nga ekzekutivi.

SPAK kujton gjithashtu rrugët ligjore të ankimit, përfshirë Gjykatën e Apelit dhe Gjykatën e Lartë, si mjet për të garantuar të drejtat procedurale të palëve në këtë proces.

Të fundit