Flash News

E-TJERA

Çështja “Beleri”, avokati: Duhet hetuar policia, mund të ketë fabrikim provash

Çështja “Beleri”, avokati: Duhet hetuar policia, mund

Avokati Gjenc Gjokutaj, teksa foli për arrestimin e Fredi Belerit dy ditë para zgjedhjeve, tha se nën hetim duhet të jetë edhe policia.

I ftuar në Review në Euronews Albania, Gjokutaj e mbështeti kërkesën e tij në veprimet simuluese të bëra nga një bashkëpunëtor i policisë. Gjokutaj tha se hetimi duhet të bëhej nga BKH-ja, ndërsa shtoi se në çështje mund të kemi fabrikim provash.

“Gjykata ka dy detyre. Koha është shumë e kufizuar pasi ata do të gjykojnë mbi aktet që janë. Hetimi nuk duhet shtrirë vetëm mbi Fredi Belerin dhe Pandeli Kokaveshin, por duhet shtrirë dhe mbi policinë. Duhet të kuptojmë se këtu është bërë “gjoja” një gabim. Kjo çështje duhej të hetohej nga BKH-ja që në fillim. SPAK-u ka vendosur standard dhe janë dënuar njerëz me prova indirekte. Në rastin konkret ne kemi të bëjmë me fabrikim provash.

Aty janë kryer veprime simuluese nga një bashkëpunëtor i policisë. Në datën 8 janë kryer të gjitha veprimet brenda ditës me urgjencë. Personi që simulon duhet të ketë një autorizim, por aty ka hyrë dhe vëllai i tij me inicialet A.R, që ka të njëjtat iniciale. Ai ka kryer veprime por është i paautorizuar. Ligji thotë që veprimet simuluese nuk mund të përdoren në rast që ka provokim nga ana e personit që simulon”, tha Gjokutaj.

Të fundit