Flash News

E-TJERA

Çështja e detit, Bushati: Ne jemi ende në luftë me Greqinë, s’dihen çështjet për të cilat do të shkohet në gjykatë

Çështja e detit, Bushati: Ne jemi ende në luftë me

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka komentuar çështjen e detit me Greqinë.

I ftuar në Syri tv, Bushati thotë se edhe pse jemi dy vende anëtarë të NATO-s, kemi ligjin e luftës, pra Greqia është ende në luftë me Shqipërinë.

Po ashtu, ish ministri shton se ende nuk dihen çështjet e sakta për të cilat do të shkohet në gjykatën e Hages.

 ‘Greqia ja ka dalë të imponojë çështjen e detit, sepse më shumë flitet për këtë çështje se sa të gjithë paketën e çështjeve që kemi me Greqinë. Edhe pse jemi dy vende anëtarë të NATO-s kemi ligjin e luftës. Greqia është ende në luftë me Shqipërinë, për të kaluar tek çështja çame dhe tek deti.

Shqiptarë që jetojnë jashtë atdheut, na kanë mbështetur pa asnjë përfitim. Ne duhet të dimë se për çfarë do të shkojmë në Hagë’, tha Bushati.

Në gjykatë nuk do të shkohet për të ndarë detin. Palët në gjykatë do ti thonë se për disa çështje kemi rënë dakord dhe ne kemi këto pikëpamje. Më pas gjykata merr një vendim.

Ende nuk dihen çështjet e sakta për të cilat do të shkohet në gjykatë’, është shprehur ish-ministri.

Të fundit