Flash News

E-TJERA

Çështja e detit, Greqia paralajmëron: Do të ketë zhvillime në 2023-shin, pala shqiptare po përgatit prokurën

Çështja e detit, Greqia paralajmëron: Do të ketë

Greqia ka paralajmëruar zhvillime të reja brenda vitit 2023 lidhur me delemitimin e kufirit detar grek, çështje e cila pritet ta çojë Shqipërinë dhe Greqinë në Gjykatën e Hagës.

Ministri i Jashtëm, Nikos Dendias në një intervistë për ERT, bëri të ditur se pala shqiptare po përgatitet të nënshkruajë dhe t'i dorëzojë presidentit Bajram Begaj një prokurë, në mënyrë që ekipit negociator t'i jepet mundësi për të diskutuar me Greqinë.

“Kur do të ndodhë kjo. Këtë duhet ta përcaktojë kryeministri i Shqipërisë, por mendoj se nuk do të jetë shumë vonë”, tha Dendias. Më konkretisht, ai tha se pret të shohë zhvillime në këtë fushë në vitin 2023, duke bërë të qartë se këtë do ta vendosë qeveria e ardhshme greke dhe jo ai.

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka dhe homologu i saj grek Dendias vendoësn që çështjen e detit ta dërgojnë në Hagë, gjatë një takimi që dy palët zhvilluan një vit më parë.

Edhe kryeministri Rama ra dakord duke thënë se do të respektonin atë që përcakton Kushtetuta.

“Është një proces që e dikton një procedurë kushtetuese dhe ligjore, të cilën ne e respektojmë germë për germë”, tha Rama asokohe.

Të fundit