Flash News

E-TJERA

Çështja e detit me Greqinë, Milo: Palët t’i drejtohen Gjykatës së Hagës me një pyetje të përbashkët

Çështja e detit me Greqinë, Milo: Palët t’i

Ish-Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Paskal Milo ka folur për çështjen detare mes Shqipërisë dhe Greqisë, e cila pritet të marrë zgjidhje në Gjykatën e Hagës.

I ftuar në edicionin e lajmeve në Abc , Milo tha se dy shtete e interesuara duhet të firmosin marrëveshjen e kompromisit me njëra-tjetrën dhe t’i drejtohen me një pyetje të vetme Gjykatës së Hagës sa i përket çështjes së hapësirës detare.

Ai theksoi se në momentin që do të gjendet zgjidhje për çështjen e detit do të fillojë të marrë rrugë edhe diskutimi dhe zgjidhja e çështjeve të tjera të mbetura pezull.

Pritet të nënshkruhet dokumenti i kompromisit, të dy palët do bien dakord se çfarë çështje do të çojnë për diskutim në Hagë. Pse do i drejtohen, çfarë do të kërkojnë? Do të formulohet një pyetje që të bien dakord dy palët.

Bien dakord vetëm për pyetjen që do i bëjnë Hagës, përgjigjen e jep Gjykata e Hagës, kështu është praktika e kësaj gjykate. Edhe kur u bë incidenti i kanalit të Korfuzit në vitin 1946, që ishte dhe çështja e parë, ku grindja ishte me Britaninë e Madhe dhe dy palët nënshkruan atë që ishte dokumenti i kompromisit”, thotë Milo.

Sa i përket pyetjes që i duhet drejtuar Gjykatës së Hagës, Milo thotë se “Kjo është një çështje që ju përket dy qeverive, unë nuk di se çfarë po diskutohet në nivelet e larta. Ne dimë se ku janë pak a shumë mosmarrëveshjet”.

 

Të fundit