Flash News

E-TJERA

Çështja e detit, Meta: S’jam njoftuar për ecurinë e negociatave, Rama nuk ka qenë transparent

Çështja e detit, Meta: S’jam njoftuar për ecurinë e

Presidenti Ilir Meta  akuzoi kryeministrin Edi Rama se nuk i ka paraqitur asnjëherë kërkesë për autorizim për çështjen e detit me Greqinë.

Në një konferencë për mediat, Meta tha se nuk ka patur vullnet nga Rama për këtë çështje, gjatë kohës që ka qenë edhe ministër i Jashtëm.

Sipas Metës, kryeministri dhe qeveria jo vetëm me opinionin publik, por edhe me Presidentin nuk kanë qenë transparent dhe nuk është sjellë asnjë informacion zyrtar.

“ Për të diskutuar mbi ecurinë e procesit negociator është realizuar një takim, ku u ra dakord që kryeministri t’i udhëhiqte personalisht negociatat me shtetin grek. Për këtë do të paraqiste një kërkesë te presidenti. Presidenti konstatoi se kryeministri nuk po i përmbahej zotimeve dhe nuk po ndërmerrte asnjë hap, rikërkoi ndërhyrjen e kryeministrit pa vonesë dhe këto negociata të udhëhiqeshin nga niveli i lartë.

Asnjë kërkesë për autorizim nuk u paraqit. Në mungesë të vullnetit, presidenti duke i qëndruar konstatimeve të mëparshme i rikërkoi kryeministrit ndërhyrjen e tij që negociatat të udhëhiqeshin nga niveli më i lartë duke marrë drejtimin e këtij procesi. Dhe për këtë kërkesë të presidentit nuk pati asnjë reagim dhe kryeministri që mbajti dhe detyrën e ministrit të Jashtëm dhe nuk parashtroi asnjë kërkesë për autorizim.

Edhe pse kjo çështje paraqet interes shumë të larta, kryeministri nuk ka qenë transparent.

Presidenti nuk është në dijeni nëse mes dy qeverive është miratuar apo rënë dakord për të ndërprerë, pezulluar apo për të dalë nga negociatat. Presidenti nuk është informuar se me çfarë akti qeveria ka kaluar në negociata, kryeministri nuk është konsultuar apo nuk është pajisur me autorizim nga Presidenti i Republikës”, tha Meta.

Të fundit