Flash News

E-TJERA

Çështja e detit në Hagë, profesori i të drejtës ndërkombëtare: Vendimi më racional i duhur, rrugë tjetër nuk ka

Çështja e detit në Hagë, profesori i të drejtës

 

Profesori i të drejtës ndërkombëtare Dritan Hoti në një prononcim për Politiko.al u shpreh pro vendimit të dy qeverive për të çuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, çështjen e detit. Sipas tij, kjo zgjidhje i shërben stabilitetit midis Shqiperisë e Greqisë dhe Rajonit.

"Bëhet fjalë për një cështje komplekse që duhet mbështetur në mënyrën e duhur në normat e parashikuara të së Drejtës Ndërkombeëtare si dhe Equite-së duke i shërbyer një lloj stabiliteti midis të dy vendeve, Shqiperisë e Greqisë si dhe konstekstin aktual të marrëdhënieve ndërkombëtare në Ballkan por edhe në Mesdheun Lindor. Pra eshte vendimi me racional i duhur", tha Hoti.

Poll

Përsa i përket përballjes në Gjykatën e Hagës, diplomati tha se "Shqipëria duhet të shkojë e përgatitur maksimalisht në këtë përballje juridike pasi bëhet fjalë për integritetin e saj tokësor e detar. Rrugë tjetër nuk ka."

Lidhur me gjykimin dhe vendimin e kësaj çështjeje nga Haga, Hoti argumentoi se do të jetë favorizues për të dyja shtetet.

"Vendimi që do të burojë nga Gjykata Ndërkombetare e Hagës do të jetë jetë i argumentuar duke u mbështetur mbi parashikimet e së Drejtës Ndërkombëtare dhe së Drejtës së Marrëveshjeve Detare si subjekt i saj duke u perpjekur për të dhënë gjithashtu një satisfaksion politik për të dy vendet", u shpreh Dritan Hoti. / J.S

 

Të fundit