Flash News

E-TJERA

Çështja e falsifikimit të dokumentave të tokave në Dhërmi, arrestohet inxhinieri i Bashkisë Himarë

Çështja e falsifikimit të dokumentave të tokave në

Një tjetër zyrtar i Bashkisë Himarë ka rënë në prangat e policisë. I arrestuari është inxhinieri Elton Marko.

Ky i fundit akuzohet për falsifikim të dokumentave të pronave të Dhërmi. Arrestimi i tij është bërë me urdhër të prokurorisë së Vlorës, ndërkohë që më herët ranë në pranga punonjës të tjerë javë më parë të arrestuar ishin dhe punonjës të zyrës së qarkut.

Ky arrestim lidhet me hetimet që nisën pas vjedhjes së inskenuar të 12 tetorit në zyrat e qarkut.

Kujtojmë që shefi i Drejtorisë së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës në Këshillin e Qarkut Vlorë Bardhyl Gjika dhe specialisti Kreshnik Mino dyshohen se falsifikuan formularët për regjistrimin e një toke në Dhërmi. Më pas inskenuan vjedhjen e dokumentave.

Të fundit