Flash News

E-TJERA

Çështja “Gërdeci”, caktohet seanca paraprake për Mediun

Çështja “Gërdeci”, caktohet seanca paraprake

Seanca paraprake për ish-ministrin Fatmir Mediu lidhur me çështjen e Gërdecit është vendosur të mbahet më datën 8 mars. Kjo seancë do të mbahet në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në orën 13:00.

Gjyqtarja Irena Gjoka do të vendosë nëse kjo çëshjte do të kalojë apo jo për shqyrtim.

Shpërthimi në Gërdec, pak kilometra ne Jug të Tiranës, në vitin 2008, shkaktoi 26 viktima, mes të cilëve dhe fëmijë, ndërsa afro 250 të tjerë mbetën të plagosur.

Një numër i madh personash, që nga ushtarakë deri te biznesmenë të angazhuar në çmontimin e municioneve, u vunë nën akuzë dhe e dënuan në procesin gjyqësor për këtë çështje.

Fatmir Mediu nuk u gjykua kurrë, ndonëse dhe ndaj tij u zhvilluan hetime. Prokuroria e Përgjithshme, një vit pas shpërthimit, në mars të vitit 2009, ngriti akuzat e “Shpërdorimit të detyrës” kryer në bashkëpunim, dhe “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues, duke e çuar çështjen në Gjykatën e Lartë, e cila sipas legjislacionit të kohës, ishte kompetente për gjykimin e personave me imunitet.

Të fundit