Flash News

E-TJERA

Çështja "Gërdeci", Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Mediut

Çështja "Gërdeci", Gjykata e Lartë rrëzon

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu. Ky i fundit dorëzoi në 1 nëntor rekursin në Gjykatën e Lartë, ku kundërshton vendimin e Apelit të GJKKO. 

Rekursi në Gjykatën e Lartë është një mjet kundër vendimeve të Gjykatës së Apelit. Ai duhet depozituar brenda 30 ditëve nga dhënia e vendimit dhe ish-ministri është brenda rregullores.

Apeli i Gjykatës së Posaçme vendosi që të rikthente për hetim në SPAK çështjen "Gërdeci". Ndaj Mediut është regjistruar procedim penal disa ditë më parë.

Ish-ministri akuzohet nga SPAK për veprat penale “Shpërdorim i detyrës”, kryer në bashkëpunim, si dhe “shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak.

Kujtojmë që Gjykata e Lartë shpalli moskompetencë mbi kërkesën e SPAK për të nisur hetimet ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

Ajo ia kaloi çështjen GjKKO-së me arsyetimin se me ndryshimet e fundit ligjore në kuadër të reformës në drejtësi, i takon asaj ta shqyrtojë dosjen penale ndaj ish-zyrtarit të lartë. Shpërthimi në Gërdec shkaktoi vdekjen e 26 personave dhe plagosjen dhjetëra të tjerëve.

 

Të fundit