Flash News

E-TJERA

Çështja “Gërdeci”, Mediu: Çdo akt është nxjerrë në shërbim të sigurisë së vendit

Çështja “Gërdeci”, Mediu: Çdo akt

Është mbajtur seanca e radhës për çështjen “Gërdeci”.

Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu tha për mediat pas daljes nga SPAK, se është gati të pyetet për çdo gjë që lidhet me çështjen duke theksuar se çdo akt që është firmosur nga ai, është në përputhje me sigurinë e vendit.

Mediu tha se thirrja e dëshmitarëve është detyrim i Prokurorisë.

“Komenti i parë është që dua të falënderoj median për ndjekjen e këtij procesi. Dshmitarët janë thirrur nga prokuroria për të dëshmuar. Sot, përfaqësuesi, shefi i sektorit të drejtorisë juridike theksoi se çdo akt që ka nxjerrë ministri, ka qenë në përputhje me ligjin. Sa i përket thirrjes së dëshmitarëve, ky është detyrim i prokurorisë, që t’i bëjë të mundur të jenë prezent. Nëse s’kanë pyetje vetë për dëshmitarët, të kenë dëshirën që të dëgjojnë pyetjet tona. Çdo akt që është nxjerrë ka qenë në shërbim të interesit të sigurisë së vendit për demontimin e municioneve.

Mendoj se nëse ka mangësi se si ka vepruar prokuroria, nuk është përgjegjësi e mbrojtjes. Duhet ta kishin bërë dhe me dëshmitarët që ka thirrur prokuroria. Mendoj se është kompania që ka pasur kontratën. Kompania ka bërë transaksionet që ka bërë këtë proces. Kam pritur 17 vjet, jam gati te pyetem për çdo gjë”, tha Mediu.

Të fundit