Flash News

E-TJERA

Çështja ‘Gërdeci’, shtyhet sërish seanca për Fatmir Mediun

Çështja ‘Gërdeci’, shtyhet sërish seanca

Seanca në Gjykatën e Posaccme për ish-ministrit Fatmir Mediu është shtryrë sërish. Shkak është bërë mungesa e dy avokatëve mbrojtës të Mediut, Henrik Ligori dhe Ardian Visha.

Avokatët kanë deklaruar se do të mungojnë në seancë për arsye objective.

Gjykata vendosi të shtyjë seancën e radhës më 7 qershor ora 14:00, ku pritet të jepen edhe konkluzionet përfundimtare.

Fatmir Mediu është marrë i pandehur nga SPAK për akuzën e “shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim” dhe “shpërdorim detyre në kuadrin komandues ushtarak” për çështjen “Gërdeci”.

Të fundit