Flash News

E-TJERA

Çështja 'Tahiri' në Apelin e GJKKO-së, përcaktohet trupi gjykues

Çështja 'Tahiri' në Apelin e GJKKO-së,

Në Gjykatën e Posaçme të Apelit u hodh shorti që përcaktonte gjyqtarët që do të shqyrtonin çështjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit dhe ish-shefit të policisë së Vlorës, Jaeld Çelës.

Shorti përcaktoi që çështjen do ta kryesonte gjyqtarja Miliana Muça dhe anëtare do të jenë Daniela Shirka dhe Ilirjana Olldashi.

Muça hoqi dorë nga çështja për faktin se është shprehur më parë, duke qenë gjyqtare e seancës paraprake. Kjo kërkesë u miratua nga zëvendëskryetari i gjykatës.

Nisur nga kjo, u hodh sërish shorti, duke përcaktuar trupin gjykues të përbërë nga kryesuese Daniela Shirka, anëtare Ilirjana Olldashi. Anëtari i tretë pritet të delegohet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Kujtojmë që në Apelin e GJKKO-së e çoi Gjykata e Lartë

Njoftimi i GJKKO:

Përshëndetje, nisur nga interesi juaj, ju bëj me dije se çështja në ngarkim të të pandehurve S.T. dhe J.Ç., e regjistruar pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar më date 24.11.2021, me nr. 47 regjistri themeltar, u hodh në short ditën e sotme, më datë 26.11.2021.
Fillimisht nga shorti rezultoi se çështjen do ta kryesonte gjyqtarja Miliana Muça dhe anëtare gjyqtaret Daniela Shirka dhe Ilirjana Olldashi.
Gjyqtarja Miliana Muça paraqiti aktin e heqjes dorë nga çështje (për faktin se është shprehur më parë duke qenë gjyqtare e seancës paraprake), heqje dorë e cila u miratua nga zëvendëskryetari i gjykatës.

Nisur nga kjo, çështja u rishortua, duke përcaktuar trupin gjykues të përbërë nga kryesuese Daniela Shirka, anëtare Ilirjana Olldashi. Anëtari i tretë pritet të delegohet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

 

Të fundit