Flash News

E-TJERA

Sulmet kibernetike/ Presidenca zbardh takimin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, çfarë u kërkua

Sulmet kibernetike/ Presidenca zbardh takimin e Këshillit të

Presidenca ka zbardhur takimin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, i cili u zhvillua dparaditen e sotme me kërkesë të Kreut të Shtetit, Bajram Begaj.

Sulmet kibernetike të muajve të fundit, niveli i cënimit të sistemeve elektronike shtetërore dhe masat që janë marrë dhe po merren nga strukturat përgjegjëse  ishin objekt i diskutimeve të hollësishme në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar.

Gjatë diskutimeve u theksua se sulmet, duhet të bëjnë bashkë të gjithë aktorët institucionalë, politikë e shoqërorë për të analizuar situatën e sistemeve elektronike dhe për ta trajtuar sigurinë kibernetike të gjithë infrastrukturës kritike të vendit.

Ministra dhe përfaqësues të lartë të institucioneve përgjegjëse raportuan mbi analizën e deritanishme të situatës, planet dhe masat, që po ndërmerren për adresimin e mangësive të vërejtura në infrastrukturë dhe kapacitete, sipas presidencës.

Këshilli i Sigurimit Kombëtar konfirmoi se bashkëpunimi i ngushtë ndërkombëtar me të gjitha vendet partnere, NATO-n, dhe BE-në duhet të vazhdojë, me qëllim rritjen e kapaciteteve mbrojtëse, kundërvepruese e parandaluese dhe mospërsëritjen e sulmeve të tilla në të ardhmen.

 

Të fundit