Flash News

E-TJERA

Sulmet ruse në Ukrainë, Meta mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Sulmet ruse në Ukrainë, Meta mbledh sot Këshillin e Sigurisë

Presidenti Ilir Meta ka thirrur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Takimi do të zhvillohet në orën 17.30 në presidencë.

Lajmin e ka bërë me dije zëdhënësi i tij, Tedi Blushi. Mëngjesin e sotëm Rusia ka nisur sulmet në Ukrainë, ndërsa kjo e fundit shprehet se ka filluar pushtimi i plotë.

Politika shqiptare reagoi duke dënuar sulmin rus dhe vënë theksin te qëndrimi krah NATO-s dhe BE-së lidhur me këtë çështje.

Edhe në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së OKB-së, Shqipëria kërkoi mbrojtjen e integritetit territorial të Ukrainës.

Sulmi rus ka ngritur alarmin në të gjithë botën. Perëndimi ka deklaruar se do t’i përgjigjet Rusisë me sanksione të ashpra, ndërsa i ka bërë thirrje të tërhiqet.

Të fundit