Flash News

E-TJERA

"Ethet" e negociatave, Oliver Varhelyi pritet të vizitojë Tiranën

"Ethet" e negociatave, Oliver Varhelyi pritet të vizitojë

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi, do të zhvillojë një tur vizitash e takimesh në disa nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Më 28 Prill, komisioneri evropian do të vizitojë Tiranë ku pritet të ketë edhe një takim me kryeministrin Edi Rama. Vizita e Varhelyi vjen një muaj para se Bashkimi Evropian të vendosë nëse do të ketë ose jo një datë për tryezën ndërkombëtare me Shqipërinë dhe Maqedoninë së Veriut.

Zyrtari i Lartë i unionit do të vizitojë edhe Kroacinë, Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Vetë kryeministri Edi Rama deklaroi më parë se nëse blloku nuk i çel negociatat deri në muajin qershor, atëherë Tirana do të kërkojë ndarjen nga Shkupi në procesin e anëtarësimit në BE.

Të fundit