Flash News

E-TJERA

Euro 2020/ “Gjelat” e Francës mposhtin Gjermaninë 1-0

Euro 2020/ “Gjelat” e Francës mposhtin Gjermaninë 1-0

Franca e ka nisur me këmbë të mbarë Euro 2020, duke fituar përballë Gjermanisë.

Goli i vetëm i kësaj ndeshje erdhi në pjesën e parë të lojës, në minutën 20-të. Ishte Lucas Hernandez, ai i cili harkoi në zonë, ndërsa topin e tij e preku Mats Hummels që më pas e dërgoi në portën e tij duke shënuar kështu autogol në favor të Francës.

Më pas ndeshja u bë më e ndezur, sidomos pjesa e dytë me disa raste nga të dyja palët. Në minutën e 85-të, Benzema shënoi gol, por u anulua nga VAR-i për shkak të pozicionit jashtë loje.

Edhe Mbappe gjithashtu realizoi paraprakisht, por u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.

Me këtë fitore, Franca shkon në vendin e dytë me tri pikë, aq sa ka edhe njësoj sa Portugalia në vendin e parë. Gjermania mbetet e treta pa pikë, ashtu si edhe Hungaria.

Të fundit