Flash News

E-TJERA

Euro 2020/ Sot Holandë-Austri dhe Danimarka përballë Belgjikës pas dramës së Eriksen, luan dhe Maqedonia e Veriut

Euro 2020/ Sot Holandë-Austri dhe Danimarka përballë

Kampionati Europian ka hyrë në një fazë tepër interesante, ku kemi filluar të mësojmë dhe të eleminuarit apo skualifikuarit e parë në fazën e grupe, ku dje Italia kaloi matemakisht fazën e grupeve, ndërsa Turqia pas ndeshjes së tretë do shkojë shtëpi.

Sot në orën 15:00 do të jetë radha e Maqedonisë së Veriut që përballet me Ukrainën e Shevchenkos. Të dy ekipet kërkojnë pikët dhe pritet të jetë një ndeshje mjaft e luftuar, pasi do të vendosë shumë për ecurinë e tyre më tej.

Në 18:00 është radha e ndeshjes Danimarkë-Belgjikë për Grupin B. Do të jetë një sfidë e veçantë dhe me emocione të mëdha pasi do te kujtohet ajo që kaloi Christian Eriksen dhe në minutën e 10' pritet që lojtarët të ndalin dhe ndeshjen për të duartrokitur. Belgjika do të kërkojë fitoren për të siguruar kualifikimin për fazën tjetër, ndërsa danezët pikët e para.

Në orën 21:00 të mbrëmjes do të jetë Holanda që do të luajë ndeshjen e dytë të saj në Grupin C përballë Austrisë.Të dyja skuadrat kanë nga 3 pikë dhe një fitore do të thoshte kualifikim për këdo që do të triumfojë në fushë.

Të fundit