Flash News

E-TJERA

Euro 2020/ Sot luhen 4 ndeshje, Holanda e Belgjika kërkojnë fitore për pikë të plota

Euro 2020/ Sot luhen 4 ndeshje, Holanda e Belgjika kërkojnë fitore

Ditën e sotme do të mësohet fati dhe i dy grupeve të tjera në Euro 2020.

Fillimisht në orën 18:00 do të luhen dy ndeshjet e grupit C. Holanda do të kërkojë për të dalë me pikë të plota nga grupi, ku përballë do të ketë Maqedoninë e Veriut. Kjo e fundit ka 0 pikë dhe kjo e sotmja me shumë mundësi do të jetë ndeshja e fundit për ta në këtë europian.

Sfida tjetër e grupit është ajo mes Ukrainës dhe Austrisë dhe do të jetë si një finale pasi ekipi që fiton shkon direkt në 1/8, pasi të dy ekipet janë me nga 3 pikë aktualisht. Gjithsesi, nëse del barazim, Ukraina do të avanconte më tej si e dyta, ndërsa Ukraina do të ketë shumë mundësi për t'u kualifikuar te grupi të tretave më të mira pasi shkon në kuotën e katër pikëve.

Në orën 21:00 luhen dy ndeshjet e grupit B. Belgjika e kualifikuar do të luajë ndaj Finlandës e cila ka 3 pikë dhe është në lojë për kualifikim direkt në rast fitoreje dhe do të jetë në pritje të ndeshjes tjetër mes Rusisë dhe Danimarkës.

Edhe me një pike Finlanda do të hynte në lojë si e treta më e mirë, por kombinimet janë të shumta pasi me fitoren e Danimarkës me Rusinë dhe fitoren e Belgjikës do të ndodheshim në një situate ku 3 ekipe në të njëjtin grup me nga 3 pikë secila. Gjithsesi, duhet të presim mbrëmjen për të shijuar spektalin dhe për të parë se kush do të avancojë për më tej.

 

Në orën 18:00, dy sfidat e grupit C:

Maqedonia e Veriut - Holandë

Ukrainë - Austri

 

Në orën 21:00, dy sfidat e grupit B:

Finlandë - Belgjikë

Rusi - Danimarkë

Të fundit