Flash News

E-TJERA

Euro zbret në nivelin më të ulët për këtë vit

Euro zbret në nivelin më të ulët për këtë vit

Monedha europiane ka shënuar një tjetër rënie të ndjeshme në kursin e këmbimit duke zbritur në nivelin më të ulët për këtë vit, 97.64 lekë.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, euro ka humbur 2.67% të vlerës, duke e përforcuar më tej tendencën e dobësimit që po shoqëron prej muajsh tregun valutor vendas.

Prurjet e larta të euros në vend përmes turizmit, emigracionit dhe investimeve, po krijojnë një ofertë të tepërt që nuk përthithet nga kërkesa e brendshme sipas ekspertëve.

Për të frenuar një dobësim tjetër të monedhës evropiane por më shumë për të rritur rezervën valutore në vitin 2025, Banka e Shqipërisë planifikon të tërheqë edhe më shumë valutë nga tregu këtë vit për të rritur rezervën. Nëse vjet plani ishte për të blerë 250-330 milionë euro për të rritur rezervën, këtë vit planifikimi është bërë për të tërhequr 270-350 milionë Euro.

Të fundit