Flash News

E-TJERA

Europa League/Rikthehet Milani i madh, mposht bindshëm ekipin e Celtic

Europa League/Rikthehet Milani i madh, mposht bindshëm ekipin e Celtic
MIlan vs Cetic, Europa League

Milani i Stefano Piolit nuk ka ndërmend të ndalet, teksa ka triumfuar edhe në Europa League duke çuar në shtëpi 3-pikëshin e parë, në përballjen ndaj skocezëve të Celtic.

Kuqezinjtë kaluan në avantazh që në pjesën e parë me dy gola të shënuar nga Krunic dhe Diaz, në minutat 14'dhe 42'.

Në pjesën e dytë Celtic ngushtoi rezultatin me një gol të Elyounoussi, festë e cila përfundoi në minutat shtesë, teksa Hauge çoi topin në rrjetë duke shënuar edhe golin e tretë për "Djallin".

Milan këtë sezon ka konfirmuar formën e shkëlqyer të lojtarëve pasi dhe në kampionat ka marrë pikët e plota duke kryesuar renditjen e  Serinë A.

Ndërkohë në ndeshje të tjera të Europa League, Totenham fitoi 3-0 ndaj LASK, Roma mposhti Young Boys në transfertë me mbrojtësin shqiptar Kumbulla që shënoi golin e fitores.

Leicester City gjithashtu mori fitore të pastër 3-0 në shtëpi kurse rezultatet më të thella dhe me më shumë gola u regjistruan në Bayer Leverkusen 6-2 Nice, Villareal 5-3 Sivasspor dhe Lech Poznan 2-4 Benfica.

Të fundit