Flash News

E-TJERA

Everton përballet me Peterborough, Broja mund të rikuperohet

Everton përballet me Peterborough, Broja mund të rikuperohet

Everton do të sfidojë Peterborough të enjten, në kuadër të FA Cup, dhe në prag të takimit trajneri Sean Dyche ka dhënë informacione të rëndësishme për gjendjen e sulmuesit shqiptar, Armando Broja.

Armando ka një shans të përfshihet. Sot ai ka qenë në fushë, por ne do të duhet të shohim,” tha Dyche në një deklaratë për shtyp, duke lënë të hapur mundësinë që lojtari të rikthehet pas dëmtimit.

Broja kishte pësuar një dëmtim në ndeshjen kundër Bournemouth-it, duke ngritur shqetësime për praninë e tij në sfidat e ardhshme. Gjithsesi, rikuperimi i tij do të vlerësohet deri në momentet e fundit për të parë nëse ai do të jetë i gatshëm për përballjen ndaj Peterborough.

Everton synon një paraqitje pozitive në FA Cup, duke pasur nevojë për kontributin e lojtarëve kyç si Broja për të avancuar në kompeticion.

Të fundit