Flash News

E-TJERA

“Evropa mirëpret Berishën”, Martin Henze rrëfen bisedat me Bashën e Tabakun, pse u distancua nga palët

“Evropa mirëpret Berishën”, Martin Henze rrëfen

Tensionet e krijuara në Partinë Demokratike, mes Lulzim Bashës dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, kanë tërhequr vëmendjen e partive opozitare në Perëndim.

Martin Henze, i njohur si i afert me qarqe te CDU ka folur për situatën në parti dhe ka dhënë detaje nga komunikimi mes tyre dhe kryedemokratit Lulzim Basha.

Në një intervistë për RTV Ora, Henze shprehet se pavarësisgt asaj se çka është transmetuar në media, Basha dhe deputetja demokrate Jorida Tabaku i kanë garantuar se në PD nuk ka probleme.

Henze tha se ata ishin të gatshëm të ndërhynin për një negociatë mes palëve, por ka qenë Basha dhe Tabaku që kanë mohuar problemet në parti.

“Jam i njohur me Bashën dhe kam një konkat të ngushtë me të, por në Berlin nuk ka dëgjuar asgjë për të. Nuk e di se çfarë bën dhe vepron ai. Ky është një problem i madh. Tabaku ishte javën e shkuar në Berlin dhe ajo na bëri me dije se nëse ne mund të ndërhyjmë dhe se nuk ka probleme në vendin tuaj, sepse Berisha është i përjashtuar. Në ishim të gjithë shumë të surprizuar nga ky njoftim i Tabakut. Edhe me Berishën jemi në kontakt të vazhdueshëm dhe me PD-në. Është e rëndësishme që proceset demokratike të vazhdojnë në PD. I kemi parë me vëmendjen ngjarjet e 18 dhjetorit dhe konstatuan që ata anëtarë kërkohen që të jenë në poste drejtuese. Jemi në kontakt me Berishës në mënyrë të vazhdueshme. Në do të bënim një negocim vetëm nëse të dyja palë do ta donin këtë gjë, por Basha dhe Tabaku shprehen se në vendin tuaj nuk ka probleme me PD-në, pasi janë të legjitimuar atëherë nuk ka baza për të bërë një gjë të tillë. Duhet ta duan të dyja palët e partisë”, shprehet këshilltari i CDU-së.

Henze shprehet se lajmi për shpalljen ‘non-grata’ të Berishës, ka surprizuar Berlinin, ashtu sikurse shprehet edhe për termin antiamerikanizëm që Basha përdori ndaj demokratëve.

“Ne nuk kemi informacion që Berisha është dënuar, prandaj ka të drejtë që ta konfirmojë këtë gjë nga ana ligjore në Paris. Është e paqartë se cilat janë dokumentet për të cilat akuzohet dhe për më tepër është shpallur edhe zonja e tij. Ky është një veprim që në Evropë e njohim si të 500-600 viteve më parë kur dënoheshin familjet e tëra. Sipas ligjeve këto dënime i drejtohen vetëm një personi. Është vendim i çuditshëm. Po ashtu jemi të surprizuar që Basha përdor termin anti-amerikanizëm për demokratët dhe duke e përjashtuar Berishën. Është diçka që bie në sy fakti që ne në Evropë nga Basha dhe sekretari i tij na janë dërguar materiale në 11 janar 2022. Aty thuhet edhe për persona që janë të miqësuar me Berishën dhe që mund të dalin non grata”, tha Henze.

Pavarësisht ‘non-grata-s’ së SHBA-së, Henze shprehet se ish-kryeministri Berisha është i mirëpritur në Evropë. “Në Evropë nuk ka një vendim për ta nxjerrë Berishën non grata. Berisha është i mirëpritur në Evropë. Shqipëria është pjesë e Evropës, nuk është shtet i SHBA-ve”, shtoi Henze.

Të fundit