Flash News

E-TJERA

Fadroma aksidenton pushuesin në plazhin e Pogradecit, 53-vjeçari përfundon në spital

Fadroma aksidenton pushuesin në plazhin e Pogradecit, 53-vjeçari

Një pushues ka mbetur i plagosur pasi u përplas aksidentalisht nga mjeti fadromë që shërben për pastrimin e mbetjeve liqenore.

Për pasojë, A. K., 53 vjeç ndodhet në spitalin e Pogradecit, në kujdesin e mjekëve, kurse drejtuesi i fadromës, është shoqëruar në Komisariat.

“Rreth orës 13:50, në vendin e quajtur “Plazhi”, mjeti fadromë që shërben për pastrimin e mbetjeve liqenore, me drejtues shtetasin D. P., 31 vjeç, ka goditur aksidentalisht shtetasin A. K., 53 vjeç (pushues), i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spitalin e Pogradecit, në kujdesin e mjekëve.

Ndërkaq, drejtuesi i fadromës, shtetasi D. P. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale”, bën me dije policia.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

 

Të fundit