Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
PO, FAJIN PËR VARFËRINË E NJË VENDI E KA POLITIKA, ashtu si meritën për pasurimin e tij e ka po politika. Janë vullnetet politike, objektivat, vizioni, zgjuarsia etj., tipare të grupit të individëve të bashkuar kolektivisht në institucionet politike të vendit që kanë si rezultat pasurimin apo varfërimin e tij.
Më 14 tetor 2024, tre ekonomistët, e pagëzuar në media si “studiuesit e pabarazisë”, Daron Acemoglu (Daron Axhemollu), Simon Johnson (Sajmën Xhonson) dhe James Robinson (Xhejms Robinson) u shpallën fituesit e çmimit të njohur në gjuhë “popullore” si Çmimi në Nder të Nobelit në Shkencat Ekonomike (zyrtarisht njihet si çmimi i bankës qendrore të Suedisë për shkencat ekonomike, i cili jepet në nderim të Alfred Nobelit).
Çmimi në vetvete, përveç konfirmimit të vlerësimit për punën dhe arritjet në secilën nga fushat ku jepet: kimi, letërsi, paqe, fizikë, fiziologji / mjekësi, përfshi edhe çmimin e dhënë për fushën e ekonomisë, përmban edhe mesazhe të forta.
Jo rastësisht Çmimi Nobel për Paqe për 2024 iu dha lëvizjes japoneze të të mbijetuarve të bombardimeve bërthamore në Hiroshima dhe Nagasaki në përfundim të Luftës së Dytë Botërore.
Në ditët e sotme, kur është shpeshtuar retorika e kërcënimeve me shpërthime bërthamore në të paktën dy konflikte të mëdha: Ukrainë dhe Lindje të Mesme, çmimi për Paqen shkon pikërisht për atë grup njerëzish që janë përpjekur të dëshmojnë se përse armë të tilla nuk duhet të përdoren kurrë më.
Edhe çmimi për fushën e ekonomisë duket se kërkon të përçojë më shumë mesazhe sesa thjesht të jetë një vlerësim për tre studiuesit e pabarazisë.
Por të mos nxitohemi e të lexojmë mesazhin për këtë çmimdhënie si përkrahje e teorive socialiste apo lëvizjeve të majta, meqenëse nxitja e punës studimore shumëvjeçare është marrë nga pabarazia në botë dhe thellimi i kësaj pabarazie. Studimi është gjithçka, përveçse përçues i këtij mesazhi.
Studimi ofron me vlerësime sasiore të kryera në rrethana pothuaj eksperimentale se përse ka ende edhe sot pabarazi në rang botëror dhe përse është e vështirë të zvogëlohet hendeku me vendet e pasura, sidomos në vendet e zhytura në korrupsion e diktaturë.
Përfundimi më kuptimplotë i studimit është që në bashkësinë e faktorëve ndikues në kohë e rrethana të ndryshme (përfshi faktorët gjeografikë, kulturorë, klimatikë etj.), ka një faktor të spikatur që është pothuaj përcaktuesi i vetëm i rëndësishëm, institucionet. Pra konfirmon rëndësinë që kanë institucionet për prosperitetin e vendit.
Të tre studiuesit amerikanë na kanë vërtetuar hipotezën se janë institucionet, mënyra si ato janë ndërtuar dhe si ndikojnë përparimin e një vendi, ato që ndikojnë edhe nivelin e pabarazisë dhe qëndrueshmërisë së saj në kohë.
Doktrina bazë e tyre është që pasuria e kombeve formohet rrënjësisht nga institucionet politike, të cilat kanë ndikim mbi institucionet ekonomike dhe këto të fundit e përcjellin ndikimin në rezultatet ekonomike të vendit, pra në pasuri apo varfëri.
E shprehur në gjuhë të thjeshtë, vërtetohet se PO, FAJIN PËR VARFËRINË E NJË VENDI E KA POLITIKA, ashtu si meritën për pasurimin e tij e ka po politika. Janë vullnetet politike, objektivat, vizioni, zgjuarsia etj., tipare të grupit të individëve të bashkuar kolektivisht në institucionet politike të vendit që kanë si rezultat pasurimin apo varfërimin e tij.
Ndikimi i institucioneve politike në zhvillimin ekonomik (ose mungesën e tij) orienton më tej që objektivat për të luftuar varfërinë dhe për të nxitur zhvillimin ekonomik duhet të mbështeten mbi një strategji që përforcon demokracinë dhe në institucione përfshirëse.
Institucionet me natyrë përjashtuese dhe shfrytëzuese, edhe kur veprojnë për periudha afatshkurtra, kanë pasoja të dëmshme afatgjata mbi përparimin e një vendi. Jo rastësisht në studim evidentohet se vendet e zhytura në korrupsion dhe regjime diktatoriale apo autokratike, pra me institucione me natyrë përjashtuese dhe shfrytëzuese, janë ato që kanë të ardhura të ulëta dhe varfëri, krahasuar me vende që bazohen në sundimin e ligjit dhe në liri themelore ekonomike.
Për këtë arsye, studimi evidenton se tipari shoqërues i kalimit në demokraci është “konflikti në shpërndarje” dhe prandaj reformat demokratike kërkojnë mobilizim në shkallë të gjerë të popullsisë, ndërkohë që dobësohet më tej bindja në teorinë e modernizimit, pra që demokratizimi vjen edhe vetvetiu nga zhvillimi shoqëror-ekonomik. Studimi tregon se zhvillimi vjen nga ndërtimi i institucioneve përfshirëse dhe për këtë ndërtim kërkohet imponim nga popullsia.
Modeli sipas të cilit ndërtohen dhe ndryshojnë institucionet politike përmban tre komponentë: konflikti mbi shpërndarjen e burimeve dhe fuqinë vendimmarrëse në shoqëri (elita apo masa e njerëzve), mundësia që i paraqitet masës së njerëzve për të ushtruar fuqinë e vet, duke mobilizuar dhe duke kërcënuar elitën sunduese, pra kur fuqia e shoqërisë e tejkalon atë të vendimmarrësve, si dhe problemi i angazhimit që nënkupton se alternativa e vetme është që elita të dorëzojë pushtetin vendimmarrës në popullsi.
Pa u shtyrë shumë në historinë e hershme të territorit ku ka banuar popullsia shqiptare, na mjafton të kujtojmë historinë e pas Luftës së Dytë Botërore e deri më sot, për të kuptuar se sa mirë e përputh dhe e shpjegon ky studim shkallën e mungesës së zhvillimit dhe qëndrueshmërisë së zhvillimit në Shqipëri.
Janë institucionet politike që me këmbëngulje kanë ndjekur qasje përjashtuese, diskriminuese, shfrytëzuese dhe përqendruese të burimeve e fuqisë vendimmarrëse, me pasojë prapambetjen e vendit. Si në vende të tjera diktatoriale dhe autokratike, përjashtimi është zbatuar madje edhe në vetë institucionin e politikës.
Prej ’44-ës në Shqipëri u përjashtua tërësisht opozita dhe opozitarizmi dhe pas ’90-ës e lejua një formë e dobësuar e këtij institucioni. Sot Shqipëria ka 20% të popullsisë në varfëri, sipas standardit të Bankës Botërore, duke ia kaluar edhe Kosovës (19.2%), ndërkohë që në vendet e tjera të rajonit, si p.sh. në Serbi e Mal të Zi, varfëria është nën 10%. Shqipëria renditet e 98-a në indeksin e korrupsionit të “Transparency International”, ndër më të lartat në Europë.
Në renditjen e PISA (testi ndërkombëtar për njohuritë arsimore për 15-vjeçarët), Shqipëria pati rënien më të madhe të njohurive në botë në periudhën 2018-2023. Ndonëse ka përmirësim në Indeksin e Demokracisë (sipas “The Economist”) ajo sërish mbetet në grupin e demokracive me probleme.
Sot në vend ka një përqendrim pushtetesh dhe dobësim të veprimit të institucioneve të pavarura, që kulmoi me refuzimin e zbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Për çdo ditë jemi dëshmitarë të bjerrjes së institucionit të transparencës, si një ndër shtyllat mbajtëse të demokracisë dhe luftës ndaj korrupsionit. Jo vetëm kaq, por duket se Shqipëria është përfshirë në një situatë ngërçi pa hapësirë veprimi për ndryshim të institucioneve politike.
Fuqia vendimmarrëse në shoqëri është përqendruar skajshmërisht në institucionin e njëkahshëm politik; fuqia e shoqërisë dhe masa absolute e saj (sidomos në kushtet e emigrimit shqetësues) është mjaft e dobësuar përballë fuqisë politike dhe në veprimin kundërpropagandistik, angazhimi mbetet i dobësuar.
Në rrethana të tilla, sidomos me tkurrjen edhe të masës së shoqërisë (përfshi edhe numrin absolut të popullsisë) rruga e induktimit të ndryshimit dhe përmirësimit të institucioneve do të jetë e gjatë dhe e ngadaltë, e mund të imponohet vetëm përmes angazhimit. Duke filluar nga gjërat më të vogla e të parëndësishme.
Duke mos besuar propagandën dhe duke mos e përçuar më tej verbtazi te të tjerët; duke filluar të mos bëhemi bashkëpunëtorë të korrupsionit dhe keqbërjes; duke rritur përditë përbuzjen dhe përçmimin për elitën e korruptuar dhe mendjengushtë; duke zëvendësuar gradualisht kultin e parasë së fituar pisët me kultin e integritetin, dinjitetit dhe etikës.
Të mos harrojmë që edhe Perandorët e Romës, teksa drejtonin perandorinë e fuqishme të zhytur në korrupsion, u detyruan të dorëzohen në përballje me moralin dhe dinjitetin njerëzor. Pra, na nevojitet të ngremë kultin tonë të respektit njerëzor dhe etikës. Rezistenca e përditshme dhe e qëndrueshme, mosbashkëpunimi me të keqen do të diktojë ndryshim.
Përndryshe, është e qartë se do të mbetemi të varfër sa kohë jemi të varfër në institucione!/Monitor
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38