Flash News

E-TJERA

Faliment masiv/ Kafenetë, ‘viktima e fundit' e inflacionit

Faliment masiv/ Kafenetë, ‘viktima e fundit' e inflacionit

Rreth gjysma e bareve dhe kafeneve në Tiranë po mbyllen për shkak të rritjes së kostove, shkruan Euroactiv. Kjo vjen teksa çmimi i energjisë dhe produkteve që përdoren është rritur, ndërsa nga ana tjetër, qytetarët e prekur nga kriza i frekuentojnë gjithmonë e më pak.

Shqipëria, njihej si shtëpia e numrit më të madh të kafeneve për frymë, 654 për 100 mijë banorë. Tashmë mbetet për t’u parë se si do të ndryshojnë shifrat.

Fillimisht ishte pandemia që goditi këtë sektor. Pas pandemisë ndikoi kriza, rritja e vazhdueshme e inflacionit, ndërkohë që pagat mbeten nga më të ulëtat në Evropë. Një e treta e qytetarëve rrezikon të rrëshqasë nën kufirin e varfërisë.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, importet e kafesë nga janari deri në qershor 2022 janë ulur me 7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rënia aktuale e importeve i atribuohet kryesisht mbylljes së kafeneve në të gjithë vendin. Por nuk janë vetëm çmimet e larta që vënë në rrezik këtë sector. Emigrimi masiv ka sjellë mungesë të konsiderueshme të punonjësve.

Të fundit