Flash News

E-TJERA

Falsifikonin formularë të testit Covid-19 dhe dërgonin udhëtarë në vendet e BE, arrestohet 18-vjeçari nga Tirana

Falsifikonin formularë të testit Covid-19 dhe dërgonin

Shkon në pesë numri i të arrestuarve në operacionin “Shtegtimi”. Policia e Tiranës ka ndaluar O. Gj., 18 vjeç,  pasi bashkë me personat e tjerë të arrestuar, dërgonin udhëtarë drejt vendeve të BE, duke shmangur detyrimet tatimore, falsifikuar formularë të testit ‘’COVID-19’’ dhe garanci të destinacionit të vendit pritës.

“Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit e tjerë të arrestuar, duke përfituar nga situata e pandemisë ‘’COVID-19’’, nëpërmjet kamuflimit, për t’u mundësuar udhëtarëve të ndryshëm vajtjen në vendet e BE-së, kryesisht në Gjermani, kanë përfituar shumën 600 euro për person, duke shmangur detyrimet tatimore, si dhe kanë falsifikuar formularë të testit ‘’COVID-19’’ dhe garanci të destinacionit të vendit pritës”.

Vijon puna për dokumentimin dhe mbledhjen e provave të tjera, si dhe për evidentimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të kundërligjshëm”, sqaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit