Flash News

E-TJERA

Falsifikonte dokumentet e tokave/ Arrestohet ish-kreu i Kadastrës së Vlorës, i sekuestrohen 60 mijë euro

Falsifikonte dokumentet e tokave/ Arrestohet ish-kreu i Kadastrës së

Është arrestuar ish-kreu i Kadastrës së Vlorës Klodian Troci i cili dha dorëheqjen disa ditë më parë. Troci akuzohet si i përfshirë në grupin që falsifikonte dokumentet e pronave në Dhërmi.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, Trociit i është caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg” pasi dyshohet të ketë shpërdoruar detyrën gjatë kohës që punonte në Këshillin e Qarkut Vlorë.

Gjatë kontrollit në banesën e Klodian Trocit, janë gjetur dhe janë sekuestruar një sasi parash prej 60 mijë euro.

“1.Caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit K.T, i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 248 e 25 të K.P.” Kjo masë sigurimi rezulton të jetë ekzekutuar prej shërbimeve të policisë gjyqësore më datë 17.10.2021.Gjatë kontrollit të banesës të shtetasit K.T. rezulton se janë gjetur e sekuestruar prova të shumta materiale, si dhe nje shume prej 60.000 Euro,” njofton prokuroria.

Bashke me Trocin në hetim janë edhe punonjës të tjerë të cilët dyshohet se kanë pranuar dokumente të falsifikuara nga një banor i Dhërmiut, që gjithashtu është nën hetim.

Dje Gjykata e Vlorës la në burg shefin e Drejtorisë së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës në Këshillin e Qarkut Vlorë, Bardhyl Gjika. Së bashku me zyrtarë të tjerë, Gjika akuzohet se inskenoi grabitjen e dokumenteve në zyrën e Administrimit në Vlorë.

 

Të fundit