Flash News
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Familjarët e viktimave të “21 Janarit”: Vlerësojmë vendimin e Ramës, presim drejtësi!
Familjarët e viktimave të “21 Janarit” vijojnë të besojnë te drejtësia, edhe pas 10 vitesh nga ngjarja tragjike.
Xhaxhai i viktimës Aleks Nika tha se pa u reformuar plotësisht drejtësia shqiptare, nuk do të ketë drejtësi as për ata. Sa i takon shpalljes së viktimave “Dëshmorë të Atdheut”, xhaxhai i Nikës u shpreh se ky është një vlerësim që bëhet nga shteti shqiptar.
“Shpallja “Dëshmorë Atdheu” është vlerësim që i bën shteti shqiptar këtyre që u vranë padrejtësisë në rrugë nga bandat e Berishës. Ne nuk kemi kërkuar drejtësi nga kryeministri dhe qeveria, por e kërkojmë nga drejtësia shqiptare, që është në reformim e sipër dhe pa u reformuar plotësisht drejtësia nuk do të ketë drejtësi për ne. Pa u larguar edhe ata që janë të inkriminuar, në korrupsion politik dhe material, nuk do të ketë drejtësi, se mbrojnë veten dhe ata që i kanë emëruar dikur në sistemin e drejtësisë”, tha xhaxhai i të ndjerit.
Më herët edhe mbesa e Ziver Veizit tha për gazetarët se edhe pas 10 vitesh, shpresojnë ende se drejtësia do vihet në vend.
"Kanë kaluar 10 vite. Prisnim drejtësi, por ende nuk është vendosur në vend. Shpresa gjithmonë vdes e fundit. Ne shpresojmë që drejtësia të bëjë punë e vet. E vlerësojmë vlerësimin me titull të xhaxhait tonë. Ne shpresojmë që drejtësia të vihet në vend. Vrasësi i xhaxhait tonë të marrë dënimin e merituar”, ka thënë mbesa e tij.