Flash News

E-TJERA

Çfarë e lidh Ervis Martinajn me masakrën e “Don Boskos”, dëshmitari e thërriste ‘shef’

Çfarë e lidh Ervis Martinajn me masakrën e “Don

Nikollë Sherrniku është personi që i dorëzoi target gjermane të BMW-së e cila i shërbeu ekzekutorëve të masakrës së Don Boskos, ku mbeti e vrarë Mimoza Paja dhe u plagosën 5 të tjerë.

Sipas dosjes hetimor, Sherrniku i vodhi target në një servis në Gjermani dhe ia dorëzoi autorëve të atentit në lokalin e Fatjon Muratit, të cilët pas ngjarjes e dogjën automjetin. Sherrniku rezulton të jetë mik i Martinajt.

Siç del në dosjen hetimore, Nikollë Sherniku ka thënë se target e vjedhura do t’ia dorëzonte Ervis Martinajt, të cilin e thërriste me nofkën “shefi”.

“Disa muaj para se Sherrniku të arrestohej në qytetin e Lezhës, ishte ne Gjermani. Ai më tha në telefon se ndodhej në servis “Gago” në Gladbek ku po interesohej për të blerë makinë. Atje kishte takuar vëllanë tim dhe si Elidon e Dorjan V,. të cilët janë shokët tanë të përbashkët. Sherrniku më tha se nuk kishte getur makinë, por servisi kishte marrë 3 palë targa gjermane dhe i kishte sjellë në Shqipëri”, tregon dëshmitari, mik i Sherrnikut. Ai shpjegon se Sherrniku i kishte thënë se targat do t’ia jepte Ervis Martinajt të cilin e thërriste shefi”, thuhet në dëshmi.

Kur makina e krimit u gjet e djegur në Likmetaj të Durrësit, policia zbuloi se targat i përkisnin një makine Audi në pronësi të Besnik Shlivovës, i cili e kishte sjellë makinën në Kosovë në muajin prill 2022 dhe e kishte shitur për skrap në Drenas.

Targat i kishte çuar në servisin e Gazmend Jakupit për t’i çregjistruar.

Oficerët kanë udhëtuar drejt Gjermanisë ku morën dëshminë e Jakupit. Ai iu shpjegoi se e ka bërë çregjistrimin e targave dhe i dërgoi ato në një depo hekurishtesh te një shok i tij.

Jakupi tregoi se targat REHX112 dhe dy targa të tjera i kishte marrë në muajin maj, personi me emrin Nikollë Sherrniku i cili është nga Fushë Kuqja. Në servisin e tij ishte punësuar djali i hallës së Vis Martinajt, i cili rezulton i zhdukur prej gushtit të vitit 2022.

Të fundit