Flash News

E-TJERA

Çfarë e pengoi punën e SPAK-ut? Gent Ibrahimi tregon shkakun kryesor

Çfarë e pengoi punën e SPAK-ut? Gent Ibrahimi tregon shkakun
Foto Ilustruese

SPAK u ngrit si një strukturë e posaçme për të luftuar krimin dhe korrupsionin në nivelet më të larta të qeverisjes. Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi ka folur për bilancin e punës së SPAK-ut dhe nëse është përmbushur misioni i tij.

I pyetur se çfarë e ka penguar SPAK-un të çojë para drejtësisë zyrtarë të lartë dhe emra të rëndësishëm, Ibrahimi tha në “Vetting” se mosngritja e BKH-së është një barrierë.

“SPAK-ut sot që flasim i mungon forca e specializuar policore, e cila merret merret kryesisht me hetimin. Në praktikën, në punën e prokurorisë, pjesa më e madhe e punës hetimore bëhet nga oficerët e policisë gjyqësore dhe ky është një model i cili, padyshim do të shfaqet edhe në punën e SPAK-ut.

Ndonëse natyra e veprave penale që heton SPAK, është e tillë ku prokurori priret të jetë më aktiv. Sidomos në rastin e korrupsionit është në hetim, sesa është në vepra të tjera penale. Por, fakti mbetet që forca e specializuar policore ende nuk është aktive dhe për pasojë është e drejtë të arsyetosh se kjo e ka lënë pasoja mbi rendimentin dhe cilësinë e punës së Prokurorisë së Posaçme”, u shpreh Ibrahimi. 

Disa ditë më parë, SPAK publikoi bilancin e një viti punë, ku evidentohet se nga 1 janari i këtij viti deri në 19 dhjetor janë regjistruar 343 procedime me 433 persona nën hetim. 81 persona janë nën hetim për krimin e organizuar, 183 janë për korrupsion dhe 171 për vepra të tjera penale.

Të fundit