Flash News

E-TJERA

"Çfarë është Kapitulli 23", analisti e vë në siklet, deputetja e Ramës i shmanget përgjigjes

"Çfarë është Kapitulli 23", analisti e vë

Rama dhe socialistët flasin me bujë për integrimin e Shqipërisë drejt BE-së. Madje, kryesocialisti ka deklaruar më herët në fushatën zgjedhore se vetëm PS-ja mund ta çojë vendin në BE.

Mirëpo, në një kohë kur mazhoranca është bërë bllokadë për arrestimin e Ballukut duke dalë kundër BE-së, deputetja Sara Mile vërtetoi se socialistët shumë flasin, por pak dinë për unionin.

Në një debat televiziv në Report Tv, analisti Gentian Gaba e ka pyetur Milen se çfarë është Kapitulli 23 i negociatave, por deputetja e Ramës ka shmangur përgjigjen.

Pjesë nga diskutimi:

Gaba: Ju po tregoni që o nuk dini çfarë është BE-ja o nuk dini ku po shkoni.

Mile: Jo nuk e dimë.

Gaba: Nuk e idini pra. Ju po thoni për një qëndrim politik për një parti ndërkohë që ky është shteti, ju jeni shteti. Shteti që keni ju në drejtim po vendoset si pengesë ndaj pushtetit tuaj i cili është aty për t’iu shërbyer njerëzve jo interesave.

Mile: Po edhe këtë terminologjinë e Gaz Bardhit se ju nuk jeni zëvendës i PD.

Gaba: Zonja Mile çfarë është kapitulli 23?

(Mile shmang përgjigjen)

Gaba: Mund të më thoni çfarë është kapitulli 23? Kam një kuriozitet.

Mile: Ndërsa unë kam një kuriozitet, a mund të ma lini ta mbaroj fjalinë?

 

Të fundit