Flash News

E-TJERA

Çfarë këshille do t’i jepnit Bashës? Përgjigjet Bamir Topi

Çfarë këshille do t’i jepnit Bashës? Përgjigjet
Bamir Topi, Lulzim Basha

Të lërë hipokrizinë pas dhe të marrë burrninë politike. Është kjo këshilla që ish-presidenti Bamir Topi i jep kryedemokratit Lulzim Basha, pas humbjes në zgjedhje.

Ai tha në “Kjo javë” se Basha duhet të jetë autonom në vendimmarrje dhe të jetë i sinqertë. Topi tha se nëse kryedemokrati do të vijojë sikurse ka ndodhur deri më sot, nuk do të fitojë në beteja politike.

Sipas ish-presidentit, Basha e ka kuptuar që e ka të pamundur të vijë në pushtet.

“Basha ka shumë arsye pse hesht. Ai është një njeri, që e kupton hallin e tij. Lulzim Basha shikon paaftësinë e tij për të ardhur në pushtet, e humbi betejën ndaj Ramës. Basha nuk ka demonstruar kurrë që është autonom në vendim-marrjet e tij.

Është një njeri që mund të ndryshojë, por të lërë hipokrizinë pas. Duhet të marrë burrninë politike, sepse forca e bindjes në politikë është e rëndësishme. Duhet të qeshë me përmbajtje sinqeriteti, të kalojë në plan sinqeriteti dhe të ecë vetë, këtë këshillë kam. Nëse vijon këtë rrugë hipokrizie, do dalë pa trofe”, deklaroi Topi.

Të fundit