Flash News

E-TJERA

Çfarë mendojnë shqiptarët për ‘Open Balkan’?

Çfarë mendojnë shqiptarët për ‘Open

Thuajse dy në tre shqiptarë mendojnë se nisma ‘Open Balkan’ është në interes të Shqipërisë.

Gjetjet e ‘Barometrit’ të Euronews Albania tregojnë se shqiptarët e Shqipërisë kanë përgjithësisht mendim pozitiv për nismën e Ballkanit të Hapur.

44% e shqiptarëve mendojnë se ‘Open Balkan’ e përshpejton integrimin europian të rajonit.

Më shumë se gjysma (54%) besojnë se kjo nismë do rrisë volumin e turistëve nga rajoni që vizitojnë Shqipërinë, duke ndihmuar ekonominë e vendit.

Një nga tezat e diskutuara gjerësisht në publik është që nisma për ‘Open Balkan’ është e nxitur nga miliarderi George Soros. Kjo nuk ka gjetur shumë mbështetje mes shqiptarëve.

Pjesa më e madhe e tyre nuk e dinë (36%) nëse Soros ka lidhje me nismën apo jo. Thuajse një në tre shqiptarë (31%) e refuzojnë këtë tezë dhe vetëm 17% e të anketuarve janë dakord.

Gjetjet janë të Barometrit në Euronews Albania, realizuar në 20-30 nëntor 2021, kryer nga MRB dhe Data Centrum në nivel kombëtar, me 1000 intervista ballë për ballë. Euronews Albania 

 

Të fundit