Flash News

E-TJERA

Favore në tendera, SPAK kërkon 8 muaj burg për 3 punonjëset e Spitalit të Elbasanit

Favore në tendera, SPAK kërkon 8 muaj burg për 3 punonjëset

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka kërkuar 8 muaj burg, pezullimin dhe dënimin me kusht për dy vjet, për tre punonjëset e Spitalit të Elbasanit.

Sipas SPAK, Anila Ballhysa, Mimoza Zyberi dhe Ardita Beqiri akuzohen për “shkelje të barazisë në tendera”. Mësohet se tre të pandehurat kanë marrë pjesë në dy tendera për Spitalin e Elbasanit me vlerë 5 milion dhe 15 milion lekë të vjetra.

Sipas SPAK, në garën e hapur, tre punonjëset kanë favorizuar fituesin.

Të fundit