Flash News

E-TJERA

Vrasja e Pëllumb Metës/ Fëmijët dhe bashkëshortja dërgohen në poligon, në armë gjenden gjurmët e djalit të vogël

Vrasja e Pëllumb Metës/ Fëmijët dhe bashkëshortja

Prokuroria e Durrësit ka kryer një eksperiment hetimor lidhur me vrasjen e Pëllumb Metës, në Shënavlash të Durrësit, krim për të cilin akuzohen tre fëmijët e tij.

Bashkëshortja e 49-vjeçarit, Blerina Meta, dhe tre fëmijët Hysen, Hygerta dhe Amarildo Meta janë dërguar në një poligon në Durrës, për të provuar nëse ishin apo jo të aftë të përdornin armë.

Burime bëjnë me dije se ka qenë e aftët të mbushë armën dhe të qëllojë. Hyseni, i dyshuar si ekzekutori i të atit, ka refuzuar ta përdorë armën me pretendimin se nuk di të qëllojë. Edhe Blerina me Amarildo Metën kanë refuzuar të qëllojnë.

Por, nga rezultati i analizave në laboratorin e kriminalistikës, në lidhje me gjurmët e gjetura në armë, rezulton se janë shenjat e gishtërinjve të djalit të vogël, Amarildos. Ky i fundit deri tani akuzohej vetëm përbashkëpunim për fshehjen e trupit të pajetë të babait.

Hygerta Meta u ka rrëfyer ekspertëve të grupit hetimor detaje se si e ka kryer vrasjen e babait.

Të tre fëmijët ndodhen në paraburgim në masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërkohë që nëna dhe bashkëshortja e Pëllumb Metës po hetohet në gjendje të lirë, pasi dyshohet se ka gisht në planifikimin dhe organizimin e vrasjes, si edhe fshehjen e provave pas kryerjes së krimit.

Të fundit