Flash News

E-TJERA

Fermerët dalin në protestë/ Përshkallëzohet situata te rrethrrotullimi i Plugut, përplasje me policinë

Fermerët dalin në protestë/ Përshkallëzohet situata te

Fermerët zonës së Myzeqesë dolën ditën e sotme në protestë, ku parashtruan disa kërkesa.

Ata kërkojnë subvencionim direkt të fermerit për njësi të prodhimit, barazim të TVSH-së në shitje dhe blerje, pezullim të TVSH-së për plehrat kimikë, laboratorë analizash dhe garanci pagese të faturave të shitjes nga grumbulluesit.

Protesta, e cila u zhvillua te vendi i quajtur rrethrrotullimi i Plugut u përshkallëzua, duke sjellë përplasje mes policisë dhe fermerëve, të cilët bllokuan aksin rrugor Lushnjë-Tiranë .

Më herët kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale shkruajti se ndihma për fermerët në vitin 2022 do të rritet me 42% dhe se fondet për ta janë mbi 7 miliardë lekë.

Të fundit