Flash News

E-TJERA

Fermerët e Devollit ngrihen në protestë: Të ulet çmimi i naftës, qeveria na fundosi

Fermerët e Devollit ngrihen në protestë: Të ulet

Fermerët e zonës së Devollit, Korçë, kanë dalë ditën e sotme në protestë kundër rritjes së çmimit të naftës.

Ata janë mbledhur para Drejtorisë së Bujqësisë, ku kërkojnë marrjen e masave, ndërsa thonë se janë në prag të falimentit.

“Nafta është kryesorja, dhe është jetike. Duhet të ndihmojë bujqësinë që të rrijë vërtetë. Neve na fundosi fare qeveria. Nuk po punojmë dot, do ti lejmë arat bosh. Bota i stimulon fermerët që punojnë, pasi është puna më e rëndë”, tha një prej fermerëve.

Ndërsa një tjetër vuri theksin edhe te çmimi i lartë i plehrave kimike.

“Nëse nuk do të ulen plehrat, si pesticidet dhe nafta ne do të jemi të falimentuar. Nëse nuk do të vërë dorën shteti qeveria ne do të falimentojmë”, u shpreh ai.

 

Të fundit