Flash News

E-TJERA

Festa e Pavarësisë së Kosovës në Stamboll, e pranishme dhe presidentja Vjosa Osmani dhe djali i Adem Jasharit

Festa e Pavarësisë së Kosovës në Stamboll, e pranishme

Para disa ditësh, në Stamboll u festua14-vjetori i Pavarësisë së Kosovës. Me pjesëmarrjen e shqiptarëve në Turqi dhe shumë studentëve shqiptarë që vazhdojnë studimet në qytete të ndryshme të Turqisë, u organizuar një ndër festat më të mëdha ndër vite - në nder të pavarësisë së Kosovës.

"Platforma Shqiptart"  së bashku me organizatat si "Lidhja Rinore Shqiptare", "Unioni Studentor", "Shoqata e Brezianve te Shkupit" dhe "Shoqata e Vellazërisë Shqiptare" arritën të mblidhnin mbi 1100 spektatorë në qendrën kulturore Adem Başturk që ishte vendosur në gatishmëri nga ana e Bashkisë së Stambollit.

Në këtë event, u shfaq dokumentari i realizuar nga 'Platforma Shqiptart',- dokumentar që flet për jetën e Adem Jasharit. I ftuar special ishte Lulzim Jashari , djali i Adem Jasharit.  “Historia jonë është histori e mbijetesës. Këtë mbijetesë e kanë shoqëruar ngjarje tragjike, por edhe përpjekje titanike, të cilat e kanë shpërfaqur karakterin dhe madhështinë e kombit tonë. Vetëm një popull i lashtë, me tradita mijëravjeçare do te mund t'u përballonte sfidave nëpër të cilat kemi kaluar gjatë shekujve,"- tha Jashari ndër të tjera.

Surpriza natës sipas organizatorëve ishte dhe pjesëmarrja e Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani. në programin e pavarësisë së Kosovës.

“Jemi të nderuar që sonte na është bashkuar edhe përfaqësuesi i familjes Jashari, dhe kjo na tregon se sa i shtrenjte ka qene çmimi për liri qe Kosova e ka paguar. Një sakrifice e jashtëzakonshme që na shtyn të punojmë mire, të punojmë drejtë, e ndershëm sepse ia kemi borxh gjeneratave që vijnë pas,"- nënvizoi Osmani.

Festa e Pavarësisë së Kosovës në Stamboll, e pranishmeFesta e Pavarësisë së Kosovës në Stamboll, e pranishmeFesta e Pavarësisë së Kosovës në Stamboll, e pranishmeFesta e Pavarësisë së Kosovës në Stamboll, e pranishmeFesta e Pavarësisë së Kosovës në Stamboll, e pranishmeFesta e Pavarësisë së Kosovës në Stamboll, e pranishmeFesta e Pavarësisë së Kosovës në Stamboll, e pranishmeFesta e Pavarësisë së Kosovës në Stamboll, e pranishmeFesta e Pavarësisë së Kosovës në Stamboll, e pranishmeFesta e Pavarësisë së Kosovës në Stamboll, e pranishmeFesta e Pavarësisë së Kosovës në Stamboll, e pranishmeFesta e Pavarësisë së Kosovës në Stamboll, e pranishmeFesta e Pavarësisë së Kosovës në Stamboll, e pranishmeFesta e Pavarësisë së Kosovës në Stamboll, e pranishmeFesta e Pavarësisë së Kosovës në Stamboll, e pranishmeFesta e Pavarësisë së Kosovës në Stamboll, e pranishme

Të fundit