Flash News

E-TJERA

Sherr mes shqiptarëve në Itali, vritet me armë 23-vjeçari, plagoset një tjetër

Sherr mes shqiptarëve në Itali, vritet me armë 23-vjeçari,

Një mbrëmje argëtimi u shndërrua në tragjedi. Mbrëmë në Tubirgo, pranë Milanos, një djalë 23-vjeçar humbi jetën ndërsa një 30-vjeçar u plagos pas një sherri gjatë një feste pranë një lokali. I riu mbeti i vrarë nga të shtënat me armë zjarri nga një 34-vjeçar me origjinë shqiptare .

Sipas karabinierëve të Legnanos, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23.30, pranë një lokali në via Allea Comunale në Turbigo.

Mediat italiane shkruajnë se pas një sherri banal, shqiptari ka qëlluar në drejtim të një 30-vjeçari shqiptar, duke e plagosur. Të pranishmit më pas rrethuan sulmuesin, i cili qëlloi sërish me armë, njëra prej të cilave goditi një shqiptar 23-vjeçar e për pasojë ndërroi jetë pak orë më vonë në spitalin e Legnanos. 30-vjeçari i plagosur është tashmë në spital.

Sulmuesi u arrestua nga karabinierët, ndërsa sekuestruan armën e përdorur, një pistoletë e kalibrit 6.35, e cila ishte denoncuar e humbur në vitin 2017 në provincën e Como.

 

 

Të fundit