Flash News

E-TJERA

Festat e fundvitit, rriten me mbi 5% çmimet e ushqimeve

Festat e fundvitit, rriten me mbi 5% çmimet e ushqimeve

Çmimet kanë ardhur në rritje edhe gjatë muajit nëntor. Në prag të festave të fundvitit, INSTAT raporton se rritjen më të madhe të çmimeve e kanë shënuar ushqimet dhe pijet.

Në muajin nëntor çmimet u rritën me 3,3 % krahësuar me një vit më parë. Grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” ka shënuar një rritje prej 5,6 %  dhe pasohet nga “Transporti” me 5%.

Më pas renditet rritja e çmimeve për argëtimin dhe kulturën, komunikimin, baret dhe restorantetet. Kriza energjitike dhe rritja e çmimit të karburantit ka sjellë në muajt e fundit në Shqipëri rritje të përgjithshme të çmimeve.

Efekti është shfaqur menjëherë tek shtrenjtimi i produkteve dhe rritja e kostove të transportit. INSTAT ka raportuar muajt e fundit shifra në rritke, duke i krahësuar me periudhat e mëparshme.

Të fundit